Zgjedhjet e 25 prillit, Qefalia në Repolitix: Modeli i fletës së votimit me numra më i thjeshtë! PD ka në listë kandidatë që nuk e përfaqësojnë të djathtën

Modeli për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë temë e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht kandidat në qarkun e Tiranës, Xhemal Qefalia, tha se çështja është teknike, dhe sipas tij fleta e votimit me numra është më e thjeshtë. Sipas Qefalisë, fleta e votimit me emra do të ishte e mirë, pasi gjithkush do të përballej me emrin e tij, por për qarqe si Tirana apo Fieri që kanë shumë kandidatë krijon vështirësi.

‘Kjo është më tepër çështje teknike. Është e vështirë fleta me emra, flas për listat e qarkut të Tiranës pasi ka shumë emrash. Unë jam numri 14. Do të ketë vështirësi që të lexoj edhe emrin tim. Problemi është që mos të ngarkohet shumë fleta e votimit me emra, ndërkohë që me numra është më e thjeshtë. Nëse do të pyetesha unë, do të ishte mirë që gjthkush të përballej me emër. Ky nuk përben problem në Kukës apo Gjirokastër, por në Tiranë dhe Fier pasi ka një numër të lartë kandidatësh dhe krijon vështirësi. Kjo është një fushatë që ka për herë të parë vendosjen e numrave mbi shpinë. Tani është një skuadër që ka gjithë këto lojtarë dhe lojtarët janë të gjithë në fushë. Këtu kërkohet fitore që të fitojë e gjithë skuadra. Kryetari i çdo subjekti politik ka ideuar skuadrën që do të sjellë në fushë.’- tha Qefalia.

Duke folur për listën e kandidatëve për deputetë tek të dyja partitë politike, Qefalia tha se PD ka bërë një listë për qoka. Sipas Qefalisë, kjo parti ka vendosur kandidatë dhe jo përfaqësues të denjë të Partisë Demokratike.

‘PS në hartimin e listave ka pasur në konsiderate për të ndërtuar skuadrën nga të gjitha kategoritë. PD ka më shumë vështirësi, pasi ajo ka pasur presion për të vendosur kandidatë, jo përfaqësues. Pasi nuk përfaqësojnë denjësisht PD. U është gjendur më shumë vendi drejtuesve politikë sesa përfaqësuesit të PD-së. Sa është numri që përfaqëson Dule në Tiranë?

Leonard Karaj: Kjo është një zgjidhje që ka bërë PD

Xhemal Qefalia: Ka bërë qoka, ka lënë demokratët jashtë.

Leonard Karaj: Unë kam qenë me idenë që secila partitë e mëdha të futen më vete. Do kisha dëshirë të shikoja se cilat nga këto parti, sa peshë kanë ato.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri