Zgjedhjet e 25 prillit/ Rudina Hajdari përballë Kryemadhit dhe Bardhit në Elbasan: Do luftojë për parime, jo për karrige në parlament (VIDEO)

TIRANË-  Beteja politike e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Elbasanit do të jetë e ashpër mes kampit opozitar, ku do të jenë përballë Monika Kryemadhi, Gazment Bardhi dhe deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari. Kjo e fundit ka bërë sot publike kandidaturën e saj nës siglën e partisë 'Nisma Thurje', teksa ka renditur një sërë arsyesh se përse ka zgjedhur pikërisht këtë qark.  

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e ‘Nismës Thurje’. Zgjodha Elbasanin, jo vetëm sepse ndihem e bekuar që jam rritur duke u larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam shpenzuar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime aty, por sepse së bashku me shumë të rinj dhe të reja në këtë qark besojmë se do të sjellim një ndryshim të vërtetë”, ka thënë Hajdari.

Të rinjtë, arsimi, turizmi, fermerët janë disa nga pikat kyçe të programit të saj politik.

“Ne besojmë se Elbasani nuk mund të vazhdojë të jetë një qendër e krimit të organizuar e as të damkoset si i tillë. Ne besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si një qendër institucionale, larg ndotjes dhe mungesës së kujdesit për shëndetin siç ndodh deri më sot. Ne besojmë se Elbasani ka një potencial të madh për t’u kthyer në një qendër turistike me liqenet e Belshit, me bukuritë e Gramshit apo me trashëgimitë kulturore të pasur që ka. Ne besojmë se duke shfrytëzuar potencialet dhe burimet  mund të krijojmë se bashku vende të reja pune për t’i mbajtur të rinjtë këtu dhe për ta mbyllur plagën e emigrimit. Me ndihmat e duhur fermerët e zonës do mund të prodhojmë në shumë dhe të shesin më shumë. Ne besojmë se Universiteti mund të kthehet në një institucion serioz i cili edukon brezat e ardhshëm dhe nuk është vatër korrupsioni”, shton deputetja.

Kjo betejë politike për Hajdarin nuk është me qëllimin që të marrë një vend në parlament, por një “luftë” për parimet.

“Beteja ime në politikë nuk është e fokusuar te pushteti me çdo kush të të qenurit në parlament apo privilegjet e politikës! Jo edukimi im, idealet e mia më shtyjnë që të luftojë për parimet”, përfundon Hajdari.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fetah: 15/01/2021 18:28

    po ca ke punuar ti o laro

    Përgjigju
  • LORA: 14/01/2021 22:29

    ,,,kaq pak respekt per qytetarine e rajonit te Elbasanit paska "opozita" ?!!!!!

    Përgjigju
  • Sula: 14/01/2021 21:44

    Tre konkurente te forta femra ne Elbasan.Gare interesante

    Përgjigju
  • Ridi: 14/01/2021 19:00

    Babai yt ishte nje pleh qe e meritone te shkonte ne ate menyre,shpresojme edhe te tjere te kene fatin e tije. Mamaja jote- bo,bo,bo nuk ma merr mendja se ka Shqipeare qe ta pershkruajne me fjale llojin e kesaj femre ne qofe se mund ta klasifikojme si te tille. Me pak fjale nje tjeter baxhelle ne rritje e siper, ku mund ta gjesh moralin,krenarine ti?

    Përgjigju
  • Albanistan: 14/01/2021 18:04

    Gjithmonë të të njëjtit lloj , riciklohen?!

    Përgjigju
  • Durresi: 14/01/2021 17:50

    Nq ke parime,rri ne hije te mamase dhe na u zhduk nga ekranet,baxhell... E kuptoj qe asnje nuk eshte pergjegjes per cfare ben nje i aferm,po kjo eshte hipokrizi,se parate e shkollimit nuk i ke nxjerr duke punuar ne fastfood... Po edhe sikur,cfare ka bere babai dhe nena jote dalin e teprojne qe ti te mos jesh aty..

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/01/2021 17:05

    Shiko shiko , konkurence e forte Gaz Dylberi ne duet me Prostituten e Leshelise , dhe perballe tyre Zoçka e re e politikes Shqiptare . Mjere ky vend , mjere ne

    Përgjigju
  • robi: 14/01/2021 16:37

    Rrugen e ke te hapur Rudina. Populli i Elbasanit ka nje urrejtje patologjike per sharebajgen leshelike , babaxhike gruan me gojepiaet te planetit dhe nuk eshte problem per te fare ne zgjedhje se doktoresha horoskopike e ka prere bileten e humbjes me 25 prill.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton