Gazment Bardhi prezantohet si drejtues politik në qarkun e Elbasanit: Do iu çliroj nga këta pushtues, kini besim tek unë

Gazment Bardhi prezantohet si drejtues politik në qarkun e Elbasanit: Do iu çliroj nga këta pushtues, kini besim tek unë

Gazment Bardhi është prezantuar ditën e sotme para strukturave të PD në Elbasan si drejtues politik i këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit.Gjatë fjalës së tij para demokratëve të Elbasanit, Bardhi tha se më 25 prill, Elbasani do t’i prijë ndryshimit, ndërsa emërimin e tij për këtë qark e cilësoi si sfidë që më mbush me energji dhe entuziazëm. Sipas Bardhit më 25 prill, Elbasani dol të dalë nga varfëria dhe do të gëzojë potencialet e saj në qeverisjen e PD-së.

“Elbasani është ndoshta shembulli më emblematik që dëshmon se çfarë ka bërë 'rilindja' në 8 vite. Dy botë të ndryshme që shtrihen në mënyrë paralele. Ushtruesit e pushtetit, me privilegjet e pasuritë e tyre në simbiozë të plotë me grupet kriminale në një anë. Dhe njerëzit, qytetarët dhe banorët, të harruar e braktisur, në anën tjetër. Njerëzit me pushtet kanë përfituar gjithçka në këto dy mandate. Para, influencë, territor, dhe kanë sunduar me forcë mbi pjesën tjetër. Përfytyroni se si një njeri i vetëm vendos për gjithçka, për punësimin, për tenderat, për shpërndarjen e favoreve, per ndihmen ekonomike, të gjitha këto sipas interesave personale. A mundet që një qark i tërë me rreth 450 mijë banorë të punojë për një grusht njerëzish. Përpos se padrejtësi, është edhe fyerje. Elbasani i dijes, i urtësisë, i edukimit, i kontributit madhor në histori, të shndërrohet për 8 vite në provincën ku sundon një bandë që grabit gjithçka. Me 25 prill, Elbasani, Librazhdi, Përrenjasi, Gramshi, Belshi, Cerriku, Peqini, do të çlirohen nga këta pushtues. Është nderi më i madh që më është bërë të jem drejtuesi politik i fushatës në këtë qark, për Partinë Demokratike. Përgjegjësi po ashtu tejet e madhe. Sfidë që më mbush me energji dhe entuziasëm. Me Partinë Demokratike, Elbasani do të fitojë vendin që i takon, do të dalë nga varfëria e do të gëzojë potencialin që e ka. Projektet e zhvillimit do të zëvendësojnë pazaret. Merita do të sjellë në krye më të mirët, më të zotët. Sundimi do të zevendësohet me llogaridhënien ndaj qytetarëve. Këtu në zemër të Shqipërisë, “rilindja”, do të marrë një goditje të fortë. Jam i bindur se qarku Elbasanit do të jetë në vijën e parë të ndryshimit. Njerëzit mezi po presin. Të bashkuar si asnjëherë tjetër dhe në krah të qytetarëve ne do të sjellim qeverisjen dhe rendin që e meritojnë banorët e mrekullueshëm të këtij qarku, prindërit, të moshuarit, të rinjtë e të rejat, fëmijët që kanë ëndrra për një ardhme më të mirë”, tha Bardhi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 09/01/2021 22:58

    Ka per ta kenaqur prapanicen ne Elbasan Bardhi. E po ku ja kane gjetur si me porosi se kavajsit gjithmone jane rehatuar ne Elbasan fat i madh.

    Përgjigju
  • korcari: 09/01/2021 22:14

    pirdh te clirohesh o bardhi do humbni si ne 2017 edhe me keq o demokrate te ulet

    Përgjigju
    • Bobi: 09/01/2021 23:41

      Gaz dylberi pjerdh lirshem se ka marmiten e shqyer

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'