Ka zgjatur një orë takimi në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe shtabit elektoral në të cilën u raportua ecuria për përgatitjen e zgjedhjeve. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama foli për sulmet e presidentit Meta duke i cilësuar si marrëzi nga ana e tij, i cili ka dalë prej kohësh nga shinat dhe është vendosur në dispozicion të një force të degraduar nga e cila vjen dhe drejt së cilës po shkon, duke iu referuar LSI-së.

"Është vërtet një fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e ilir Metës ku ndodh shumë para kohë nuk e di kudo shkojë aq herët sa ka filluar sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme dhe sëkëlldisësh për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit që fatkeqësisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucion në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon, është për të ardhur keq vërtetë", tha Rama.

Për sa i përket kallëzimit në SPAK të PD për incerenatorët , Rama i cilësoi simptoma dëshpërimi  dhe mungesë të vizionit të programit qeverisës dhe inekzistencës së lidershipit të PD-së.

"Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe mungesës së vizionit dhe boshllëkut të programin dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë  duke u bërë më të dukshme dhe të turpshme, dhe fjalori shqip do të njoh një shpërdorim të madh qoftë nga PD edhe nga partia presidenciale dhe është e qartë që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë. Ne do të vazhdojmë para drejt qeverisë dhe punës tonë ku nuk jemi ndalur në asnjë moment", u shpreh Rama

Këto mbledhje të drejtuesve politikë të PS janë kthyer të përjavshme mes kryeministrit Rama dhe drejtuesit e tij politik ku raportohen ecuria e për fushatën zgjedhore, problematikat e qarqeve si dhe pritet dhënia e porosive të reja nga kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Rama flet për zgjedhjet: Deri tani kanë aplikuar mbi 50 të rinj! Skuadra jonë e 2021-shit do përfaqësojnë eksperiencën dhe energjinë e re

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit 2021, kryeministri Rama tha se në skuadrën e tij deri tani kanë aplikuar mbi 50 të rinj për t'iu bashkuar me ide PS-së dhe se në fillim të vitit lista e PS do të ketë kandidatë që përfaqësojnë eksperiencën dhe energjinë e re

"Kemi mbi 50 të rinj e të reja që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021. Skuadra jonë do të jetë një skuadër që do të ketë edhe eksperiencën, edhe energjinë e re. Numri do të rritet dhe ne do të integrojmë ata që kanë një potencial, që të jenë pjesë e skuadrës dhe skuadra jonë do të ketë edhe eksperiencën, por edhe energjinë e re që i duhet politikës dhe PS", tha Rama.