Zgjedhjet e 30 qershorit, deputetët e mjekët drejt kandidimit për bashkitë e PS (LISTA)

Zgjedhjet e 30 qershorit, deputetët e mjekët drejt kandidimit për bashkitë e PS (LISTA)

Senida Mesi

Lista e emrave të rinj që pritet të kandidohen nga PS është e larmishme. Në të bien në sy shumë deputetë që duan të lënë mandatin, si dhe mjaft mjekë që PS i sheh si garanci për fitore.

Në Elbasan, PS e ka marrë vendimin për të mos kandiduar më Qazim Sejdinin në fund të mandatit të tij të tretë. Kandidati i socialistëve pritet të jetë Gledian Llatja, i cili pak ditë më parë u dorëhoq nga detyra si shef i kabinetit të Damian Gjiknurit, për tu emëruar Prefekt i qarkut Elbasan.

Ndryshe nga rasti i Qazim Sejdinit, nuk ka një vendim përfundimtar në PS për rikandidimin e 4-t të Vangjush Dakos në Durrës. Por nëse Dako nuk rikandidohet, emrat më të përfolur janë Drejtori i OSHE-së, Ardian Çela ose Spartak Kovaçi, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës.

Në Berat pritet të kandidohet Ervin Demo. Ai ka qenë zëvendësministër për arsimin dhe u dorëhoq kur ju publikuan kopjime në doktoraturë. Në bashkinë e Devollit që është bastion i demokratëve, socialistët mendojnë të kandidojnë deputeten mjeke Edlira Boden. Kjo e fundit e ka parë me skepticizëm këtë ofertë, pasi rrezikon të lërë mandatin për një bashki që mund të mos e fitojë.

Me një tjetër deputet mjek, PS do të provojë të fitojë edhe bashkinë e Gjirokastrës duke kandiduar Flamur Golemin. Në Shijak pritet të kandidojë deputeti i zonës, Ilir Ndraxhi, ndërsa në Shkodër, ish-zëvendëskryeministrja Senida Mesi.

Kukësin PS do të tentojë t’ja marrë PD-së me kandidatin Safet Gjici, ndërsa Kamzën me deputetin Rakip Suli. Në Kavajë PS ka zhvilluar bisedime me mjekun Arben Rugia, i cili ka qenë drejtor i Maternitetin “Koço Gliozheni”, por kjo marrëveshje nuk është mbyllur.

Rrogozhinë PS pritet të kandidojë zëvendësministrin për rininë, Shpati Kolgega. Tre deputetë të tjerë kanë ambicie për të kandiduar në tre bashki të tjera: në Selenicë Vullnet Sinaj, në Lezhë Pjerin Ndreu dhe në Pogradec Ilir Xhakolli. Këto kandidatura mund të ndryshojnë sa më shumë ju afrohemi datës së zgjedhjeve, jo vetëm prej rrymave të brendshme në PS, por edhe kandidatëve që opozita mund të vendosë përballë.

KANDIDATË TË RINJ
Berat-Ervin Demo
Elbasan-Gledian Llatja
Devoll-Edlira Bode           
Gjirokastër-Flamur Golemi
Durrës-Vangjush Dako, Ardian Çela ose Spartak Kovaçi
Shijak-Ilir Ndraxhi
Shkodër- Senida Mesi
Kukës-Safet Gjici
Kamëz-Rakip Suli
Kavajë-Arben Rugia
Rrogozhinë-Shpati Kolgega
Selenicë -Vullnet Sinaj
Lezhë-Pjerin Ndreu
Pogradec-Ilir Xhakolli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niki: 11/03/2019 20:49

    Z.Spartak Kovaçi eshte nje djale i ri me aftesi te medha drejtuese eshte nje djale i mire qe vjen nganje familje e nderuar ne durres dhe nje durrsak qe meriton bashkine e durresit. Shpresojme ta shohim se shpejti ne drejtimin e bashkise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit