Zgjedhjet e 30 qershorit/ Rama takim 'kokë më kokë' me koordinatorët e rretheve

Zgjedhjet e 30 qershorit/  Rama takim 'kokë më kokë' me koordinatorët e rretheve

Një ditë përpara se të zhvillohet Kryesia e Partisë Socialite, ku pritet që të zyrtarizohen emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët e 12 qarqeve. Këta të fundit kanë njëri pas tjetrit në zyrën e Ramës për të diskutuar mbi emrat që do të garojnë nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se i pari që ka hyrë në zyrë është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Flitet se kjo bashki do të drejtohet nga një grua dhe mendohet se mund të jetë Milva Ikonomi.

Ndërkohë për Dibrën, Peqinin apo edhe disa bashki të tjera ka ende pikëpyetje, për këtë arsye Rama është takuar 'kokë më kokë' me drejtuesit politik te qarqeve në PS.

Emrat do të zyrtarizohen ditën e nesërme në Asamblenë e PS.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë