Zgjedhjet e 6 Marsit, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë: Jepini votën Edisonit për të vazhduar transformimin e qytetit

Zgjedhjet e 6 Marsit, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë: Jepini votën Edisonit për të vazhduar transformimin e qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputeti Etjen Xhafaj dhe kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, kanë zhvilluar një takim me strukturat e PS-së.

Në fjalën e tij numri dy i Partisë Socialiste u bëri thirrje qytetarëve të Rrogozhinës të votojnë Edison Memollën në mënyrë që, me mbështetjen e qeverisë, të bëhet zëri i tyre dhe të çojë përpara projektet e nisura në Rrogozhinë.

"Ju duhet të jeni krenar se mbi të gjitha keni një djalë tuajin, djalë socialist, atë që keni dashur, nga një familje që ka qenë shtyllë e Partisë Socialiste. Kjo duhet t'iu bëjë shumë krenar dhe t'iu motivojë dy herë më shumë. Jam i bindur që do jeni krenar me këtë djalë tuajin, që u provua edhe këto kohë. Nuk ishte i zgjedhur, ishte i caktuar, sepse ashtu erdhën rrethanat, por tani jepini zemër këtij njeriu, jepini kurajo me sa më shumë vota, që ky të ketë moral, por edhe të ndjehet i obliguar. Nuk është çështja ta çojmë në zyrë; nuk duam thjesht të çojmë Edin në zyrë si Parti Socialiste, por Edi duhet të jetë njeriu që do t’iu përgjigjet, por ju duhet ta respektoni me votë që edhe këtij ti ngrihet zëri, të nderohet dhe të thotë që vërtet unë jam i  votuar nga Rrogozhina", u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal edhe tek kandidatët e opozitës ku theksoi se kundërshtarët po garojnë për vendin e dytë dhe të tretë dhe ftoi edhe demokratët që më 6 mars të votojnë Edison Memollën, sepse përçarësit e PD-së nuk meritojnë të marrin asnjë votë.

Deputeti i Rrogozhinës, Etjen Xhafaj, theksoi se këto zgjedhje janë zgjedhje mes 'dy botësh', nga njëra anë Partia Socialiste me një kandidat që do të përfaqësojë qytetarët duke u dhënë zgjidhje problematikave të tyre dhe nga ana tjetër kandidatët e opozitës të ndarë më dysh prej “bravës” dhe “vulëhumburit”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avav: 01/03/2022 21:15

    Rrogozhina do behet fushbeteja e zgjedhjeve te 6 Marsit, sidomos ne kampin e Ps-se. Nga njera ane eshte qasja e vjeter dhe demode e Ps-se se bashku me zagarllinjte e Rames dhe ne anen tjeter eshte metoda bashkekohore dhe shume moderne e erjon velise. Une them qe erjon velia dhe ajntuaraxhi i tij do fitoje! Jepi erjon, thyeja hunden rames. BEHU ZELENSKI I PS-se!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen