Zgjedhjet e 6 marsit, mbështetësit e Berishës në Durrës propozojnë kandidatët e tyre! Më 30 janar përcaktojnë rivalin e socialistes Sako dhe kandidatit të Bashës

Mbështetësit e lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike në Durrës kanë propozuar 10 emra si pretendent për të konkurruar në një garë brenda PD siç e quajnë ata.

Ata kanë përcaktuar 30 janarin tek Pallati i Kulturës, ku nga lista e emrave të konfirmuar do të votohet për një emër përfaqësues. Nga 10 emrat që do të propozohen do të pritet se cilët do të pranojnë të vazhdojnë më tej garën për datën 30, në mënyrë që të kalojnë me një emër përballës kryetares aktuale së komanduar, Emirjana Sako, e cila është konfirmuar si kandidate nga socialistët.

Disa nga emrat e propozuar janë Luan Hoti, Manjola Luku, Oerd Bylykbashi, Ardian Muka, Igli Cara, Osman Stafa, Fatbardha Kadiu.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Aldo Mustafa, avokatja Merita Dakovelli, ish-kandidate për deputete, një përkrahëse e Berishës në përplasjen në PD tregon se z. Hoti dhe znj. Luku janë shprehur pro Bashës por sipas saj nëse ata do të plotësojnë formularin e Komisionit të Rithemelimit për të kandiduar pranojnë në mënyrë të tërthortë Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Në këto Do ta bashkojmë qytetarinë durrsake, edhe sa i përket asaj pjesës gri që ne synojmë të thithim. Unë jam rreshtuar me Komisionin e Rithemelimit.   Propozimet nga anëtarësia ka qenë e hapur, pa diktat. Vetëm në një grup seksion ka një miksim në pjesën e mbështetësve të z. Basha, që nuk më vjen mirë ta ndaj kështu. 2 nga emrat janë rreshtuar nga ana e z. Basha. Në unison të gjithë grup seksionet e tjera të gjithë kandidatët janë të rreshtuar me Komisionin e Rithemelimit.  Komisioni i Rithemelimit ka përcaktuar primaret si mënyrën kryesore të përcaktimit të kandidatëve. Brenda ditës së sotme kandidatët do të çojnë CV-në politike dhe profesionale. Edhe nëse z. Hoti dhe znj. Luku plotësojnë formularin do të thotë që po plotësojnë kriteret e Komisionit të Rithemelimit dhe në mënyrë të tërthortë rreshtohen aty", tha për Report Tv Merita Dakovelli.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë

‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë