Zgjedhjet e 6 marsit, PD propozon Ymer Markun për Bashkinë e Vorës, i hetuar për fshehje pasurie në 2010, por fitoi pafajësinë

Zgjedhjet e 6 marsit, PD propozon Ymer Markun për Bashkinë e Vorës, i hetuar për fshehje pasurie në 2010, por fitoi pafajësinë

Ymer Marku është kandidati i propozuar nga dega e Partisë Demokratike në Vorë për zgjedhjet e 6 marsit në këtë bashki. Ymer Marku do të ketë rival për bashkinë Vorë Blerim Sherën nga PS dhe Lulzim Vranën nga koalicioni Berisha-LSI.

Ymer Marku është hetuar në 2010 nga prokuroria e Tiranës, kur Instituti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendonte se pasuria e tij si kryekomunar i Komunës Berxull Tirane nuk justifikohej në burime të ligjshme. Po sipas pretendimeve të ILDKP Marku kishte paraqitur në deklarimin e pasurive vlera më të ulëta, por me një vendim të gjykatës së Tiranës është shpallur i pafajshëm.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 6 marsit, pas Durrësit e Rrogozhinës, PD propozon kandidatët për Bashkinë Shkodër, Lushnjë dhe Vorë, mbetet ende Dibra


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?