Zgjedhjet e 6 marsit, pas Durrësit e Rrogozhinës, PD propozon kandidatët për Bashkinë Shkodër, Lushnjë dhe Vorë, mbetet ende Dibra

Zgjedhjet e 6 marsit, pas Durrësit e Rrogozhinës, PD propozon kandidatët për Bashkinë Shkodër, Lushnjë dhe Vorë, mbetet ende Dibra

Zbulohen edhe dy prej kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se PD do të garojë në Bashkinë Shkodër me Xhemal Bushatin, i cili më parë ka mbajtur postin e ish kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër. Për Bashkinë Lushnje baza e Partisë Demokratike ka propozuar emrin e Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Edhe për Bashkinë e Vorës, PD ka propozuar Ymer Markun.

Ditën e djeshme baza e PD propozoi Luan Hotin në Durrës për kandidat për kryebashkiak, ndërsa në Rrogozhinë është propozuar emri i Ferdinand Saraçit. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH. Pritet ende që PD të propozojë kandidatin për Bashkinë Dibër.

Për Bashkinë Durrës, Hoti do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja si edhe Ardian Mukën, që vjen si kandidaturë e Komisionit të Sali Berishës.

Kandidati i PD për Shkodrën Xhemal Bushati do të jetë përballë  kandidates së PS, Majlinda Angoni, aktualisht prefekte e Shkodrës dhe kandidatit të Berishës dhe LSI-së, Bardh Spahia.

Ndërsa Indit Sefa pritet do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon , kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. 

Ymer Marku i PD do të ketë rival për bashkinë Vorë Blerim Sherën nga PS dhe Lulzim Vranën nga koalicioni Berisha-LSI.

Për Bashkinë Rrogozhinë PD garon me Ferdinand Saraçin, i cili do të përballet me Edison Memolla të PS dhe Hekuran Xhanin të propozuar nga Berisha-LSI.

Këto zgjedhje në 6 bashkitë që nuk kanë pasur një kryetar, do të jenë të pazakonta për atë se çfarë do të ofrojë "fushëbeteja" elektorale. Për herë të parë, në garë do të jenë 2 PD, një e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës, të cilët do të kenë kandidatët e tyre. Kandidatët e Berishës, kanë dalë si rezultat i disa primareve brenda në parti siç ai vetë ka bërë me dije

Kandidatët e PD

Për Bashkinë Durrës PD garon me Luan Hoti

Për Bashkinë e Rrogozhinës PD garon me Ferdinand Saraçin

Për Bashkinë Shkodër PD garon me Xhemal Bushatin

Për Bashkinë Lushnje PD garon me Indri Sefa

Për Bashkinë Vorë PD garon me Ymer Markun.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.

Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit në 6 bashki

Premtim Kryemadhi në bashkinë Dibër me 424 vota

Ardia Muka në bashkinë Durrës me 1162 vota.

Elton Bano në bashkinë Lushnje me 671 vota

Hekuran Xhani në bashkinë Rrogozhinë me 221 vota

Lulzim Vrana në bashkinë Vorë me 277 vota

Bardh Spahia në bashkinë Shkodër me 1011 vota

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Zgjedhjet e 6 marsit, PD propozon Ymer Markun për Bashkinë e Vorës, i hetuar për fshehje pasurie në 2010, por fitoi pafajësinë

Ymer Marku është kandidati i propozuar nga dega e Partisë Demokratike në Vorë për zgjedhjet e 6 marsit në këtë bashki. Ymer Marku do të ketë rival për bashkinë Vorë Blerim Sherën nga PS dhe Lulzim Vranën nga koalicioni Berisha-LSI.

Ymer Marku është hetuar në 2010 nga prokuroria e Tiranës, kur Instituti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive pretendonte se pasuria e tij si kryekomunar i Komunës Berxull Tirane nuk justifikohej në burime të ligjshme. Po sipas pretendimeve të ILDKP Marku kishte paraqitur në deklarimin e pasurive vlera më të ulëta, por me një vendim të gjykatës së Tiranës është shpallur i pafajshëm.

Ora 17:46
Zgjedhjet në Bashkinë Lushnje, PD del me kandidatin Indrit Sefa

Indrit Sefa

Për Bashkinë Lushnje baza e Partisë Demokratike ka propozuar emrin e Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Sefa pritet të zyrtarizohet nga kreu i PD-së, ndërsa do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon , kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dushi: 02/02/2022 21:40

    nje gje eshte e sigurt. Luli del i treti ne te gjashta rastet, dhe po pati edhe kandidate te pavarur aq me keq per te. le ta marrin ne amerike

    Përgjigju
  • Ardjani: 02/02/2022 20:24

    Pas Ylli Myftiut ky Djal eshte njeriu qe sjell normalitet ne Lushnje. Nese Lushnjaret vazhdojne me Banot akoma turp tu vije se ky qytet ka vuajtur 75 vjet nga familja bano qe me gjyshin hetues te komunizmit e deri tani nga hajdutet Bano

    Përgjigju
  • Parrucjani: 02/02/2022 17:47

    Shum mir, nje ish spiun qe nuk ka pik respektit ne Shkoder.????????

    Përgjigju
    • Perashi: 02/02/2022 18:46

      Bardh Spahia i biri Ali Spahise spiun i regjur Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit, e ko dosjen sa nje mal…

  • Leo: 02/02/2022 16:33

    Zonja e Shkodres perballe 2 “Zotnive”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë