Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha Qendrat e Votimit në këtë bashki, proces i cili ka nisur pas trajnimit të anëtarëve të Qendrave të Votimit.
Procesi i shpërndarjes fillimisht do të nisë për Qendrat e Votimit të zonave të largëta e më pas do të vijojë me ato që janë në territorin e qytetit.
Këto materiale zgjedhore po shpërndahen nga anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve dhe përfaqësues nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të cilët kanë njohur anëtarët me mënyrën sesi këto materiale do të hapen, mbyllen dhe si do regjistrohen votuesit që marrin pjesë apo detaje të tjera të procesit.
Në garë për kryebashkiakun e ri të Dibrës kandidojnë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.
57 mijë e 18 zgjedhës nga të cilët 29.399 janë meshkuj dhe 27619 janë femra do të drejtohen në 118 Qendra Votimi të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative që përbëjnë bashkinë e madhe të Dibrës.
Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se në këtë bashki janë gjithsej 14 Njësi Administrative.
Administrimi i procesit zgjedhor do të kryhet në KZAZ numër 19 në Dibër, në të cilën shorti ka caktuar opozitën me katër anëtarë dhe maxhorancën me 3 anëtarë.
Zgjedhjet në bashkinë e Dibrës zhvillohen pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, të cilit iu publikua një video duke i kërkuar një vajze 20-vjeçe favore seksuale në këmbim të vendit të punës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45