Zgjedhjet e vitit 1996 kanë mbetur një njollë e errët jo vetëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri por dhe në historinë e shtetit shqiptar, ku ditën për diell u vodhën votat në mënyrë masive. Kjo shkaktoi bashkë me firmat piramidale dhe tragjedinë e marsit të vitit 1997, duke shkatërruar shtetin nga themelet.
Kështu nisi dhe fillimi i vitit 1996, kur Berisha futi në dorë institucionet zgjedhore, duke e lënë opozitën me vetëm dy komisionerë, përndoqi të gjithë krerët e opozitës, ndërsa në ditën e zgjedhjeve në orën 11.00 të ditës të gjithë komisionerët e PS ishin dëbuar me forcë nga policia nga qendrat e votimit, duke i lënë dorë të lirë komisionerëve të Berishës të bënin çfarë të donin me rezultatin.
Opozita me kryetarin Nano në burg, mori vendim të tërhiqet nga zgjedhjet, duke sjellë në këtë mënyrë fitoren e Berishës në tërë teritorin e vendit, madje me shifra të tilla deri në 130 përqind. Madje dy ditë më pas me 28 maj 1996 krerët e opozitës u masakruan gjatë protestës në sheshin Skënderbej.
Komuniteti ndërkombëtar nuk i njohu asnjëherë këto zgjedhje, gjë që solli dhe përplasjen e Berishës me perëndimin, duke sjellë një vit më pas largimin e tij nga pushteti dhe qëndrimin tetë vite në opozitë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com