Zgjedhjet e parakohshme në Serbi
votojnë edhe serbët e Kosovës

Sot në Serbi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, krahinore dhe lokale.

Pjesë e votimit do të jenë edhe serbët e Kosovës, të cilët kanë edhe shtetësi serbe.

Me të drejtë vote janë rreth 100 mijë prej tyre. 

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes. Procesi i zgjedhjeve parlamentare do të mbikqyret nga OSBE e cila ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të 5 qendrave me degë përkatëse nëpër Kosovë ku stafi do të jetë prezent në secilën prej tyre.

Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk janë zgjedhje klasike por qendra-grumbullimi-votimi, që ua mundëson edhe Kushtetuta e vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër