KOSOVË - Albin Kurti duket se mund të vijojë qeverisjen e Kosovës si kryeministër, me Lëvizjen Vetëvendosje të votuar nga më shumë se 49.79% e pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe për 4 vitet e ardhshme, duke i dhënë kështu fund krizës politike që mbërtheu vendin për shumë muaj.
Kriza politike erdhi pasi zgjedhjet e 9 shkurtit nuk nxorrën një fitues me rezultat plebishitar, dhe forcat politike nuk arritën të krijonin një koalicion që mund të bashkonte mazhorancën në Kuvend.
Në uebsajtin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës thuhet se nga numërimi i 2444 kutive të votimit, nga 2,557 në total, rezulton se:
Në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë më (28.12.) të dytat brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja
Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit garuan 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndër partitë kryesore që garuan në këto zgjedhje ishin, Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në këto zgjedhje garuan gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth 67 për qind ishin burra, ndërkaq rreth 33 për qind janë gra. Qendrat e votimit u hapën nga ora 07:00 dhe u mbyllen në 19:00.
lajm në përditësim...
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën në Prishtinë, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve, kjo parti është rritur nga zgjedhjet e shkurtit me 8 qind. Ndjekës të VV-së kanë ndezur fishekzjarrë në sheshin e Prishtinës.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.
Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.
Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.
Asnjëra nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor.
Edhe media T7 ka në Kosovë publikuar Exit Pollin me rezultatet për zgjedhjen që u zhvilluan sot.
VV – 43.5 %
PDK – 23.6%
LDK – 15.9 %
AAK – 7.2 %
Të tjerat – 9.2%
Komente













Bravo Kosova super leksion denokracie jo si ky Palloshi i Gjate qe i vjedhe ne çdo menyre
Përgjigju