Zgjedhjet e parakohshme, vazhdojnë
aderimet nëpër parti të ndryshme

Zgjedhjet e parakohshme, vazhdojnë<br />aderimet nëpër parti të ndryshme
Ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, edhe partitë politike janë duke e shfrytëzuar në maksimum kohën e tyre, për të marrë në subjektet e tyre politike anëtarë të rinj.

Ka edhe prej atyre që nga pakënaqësitë e misionit dhe projektit të partisë ku edhe kanë qenë pjesë e tyre, kanë vendosur të braktisin partinë të cilës i kanë shërbyer, për t’iu bashkuar një partie tjetër.

E kjo sipas tyre po bëhet, pasi nuk e kanë gjetur vetën në po ato subjekte dhe se misionin e tyre do ta kryejnë me sukses në partitë në të cilat janë duke aderuar.

Edhe shoqëria civile, kohët e fundit ka pësuar ndryshime, ku shumë përfaqësues të tyre janë përfshirë në politikë. Ndërsa, analistë të ndryshëm këto aderime i shohin si përpjekje të pasukseshme, që nuk do të sjellin ndryshime të mëdha.

Aderime janë paralajmëruar që do të ketë edhe sot nga subjektet partiake.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do t’i bashkohet Laura Kryeziu, ndërsa Aleancës së Re i bashkohet një nga degët më të mëdha të një partie politike në Gjilan./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike