Thaçi dekreton datën/ Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë do të mbahen në 6 Tetor

Thaçi dekreton datën/ Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë do të mbahen në 6 Tetor

Hashim Thaçi

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen në datë 6 Tetor 2019. Vendimi është marrë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ka dekretuar 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё vendimin e presidentit Thaçi.

Parlamenti i Kosovës u shpërnda në datë 22 gusht me 88 vota pro, 1 kundër dhe dy abstenime.

Që nga dorëheqja e Haradinajt, partitë politike kishin nisur një lloj fushate ende të pashpallur zgjedhore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…