Zgjedhjet e PD në Korçë, ikën
Mano, selia blu sjell Ilir Hoxhën

Zgjedhjet e PD në Korçë, ikën<br />Mano, selia blu sjell Ilir Hoxhën
TIRANE- Zgjedhjet e PD-së në Korçë pritet të mbyllen brenda dy ditëve të fundit të kësaj jave. Ndërkohë që gara e kandidatëve, e kthyer dhe në një përplasje mes deputetëve të PD në zonë dhe kryesisë është kthyer dhe në nëj luftë emrash. Por ashtu si dhe në shumë rrethe të tjera dhe Korça ka nisur të prek ethet e tërheqjeve nga gara. Një prej kandidatëve kryesorë për marrjen e postit të kryetarit të PD në Korçë, Andrea Mano, pritet të  tërhiqet nga kandidimi edhe pse ka mbështetjen e qendrës së selisë blu.

Ndërkohë që në garë për kreun e kësaj partie është përfshirë edhe Ilir Hoxha. Pranimi i kandidimit prej tij, mësohet se është parë dhe si një rotacion nga mbështetja e selisë blu. Burimet thanë se kandidimi i Hoxhës shihet si një mundësi kompromisi mes palëve. Do të jenë rreth 430 delegatë të cilëto do të votojnë për kryetarin e degës, ndërsa më shumë se sa gara për kreun e partisë në këtë qytet kjo shihet si një luftë mes tre figurave në PD. Ridvan Bode, Andrea Mano dhe Gjergj Papa. Burimet bëjnë me dije se kandidimi i Andrea Manos është mbështetur nga nënkryetari i Bashkisë në kryeqytet Enno Bozdo, i cili do të jetë në rolin e vëzhguesit të ecurisë së zgjedhjeve ditën e sotme në Korçë.

Por kundër kësaj kandidature ka qënë ish-ministri i financave Ridvan Bode, i cili edhe pas humbjes së PD në zgjedhje vazhdon të ketë një mbështetje të madhe në PD. Pjesë e kësaj gare do të jenë edhe Ardian Shkëlqimi i cili është edhe sekretar i PD në këtë qytet. Gjergji Grabocka është një tjetër nga emrat që ka nisur të garojë për kreun e kësaj dege. Burimet kanë bërë të ditur se Grabocka ka kërkuar votat nga mbështetës, si të Bodes, ashtu dhe të Gjergji Papës, i cili gjithashtu është kryetari aktual i kësaj dege. Në garë do të jetë dhe Ledina Alolli, e cila gjithashtu pritet të mos përfshihet në garën përfundimtare.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme