Zgjedhjet e PD në Lushnje, Basha:
Drejtuesit të respektojnë kriteret

Zgjedhjet e PD në Lushnje, Basha:<br />Drejtuesit të respektojnë kriteret
LUSHNJE - Nga Lushnja ku morri pjesë në në Kuvendin Zgjedhor kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha  ka thënë se çdo kandidat duhet të plotësojë disa kritere për të drejtuar strukturat e PD-së.
 
 “Drejtuesit e mirë nuk e kanë të shkruar në ballë. Ata janë apo bëhën të tillë në raport me alternativën tonë politike të lirisë dhe demokracisë, ata janë dhe bëhen të tillë në raport me përkushtimin e tyre ndaj vlerave të zhvillimit, të nismës së lirë dhe sundimit të ligjit, janë dhe bëhën të tillë në raport me kontributin që kanë dhënë, japin dhe do të japin në PD.  Janë dhe mbeten të tillë në raportin që kanë dhe ndërtojnë me projektin tonë me projektin tonë të opozitës dhe të opozitarimit të mbështetur në fakte, argumente dhe arsye,projektin politik të lirisë, ringritjes, bashkimit, përtëritjes dhe hapjes. Janë këto vlera që jam i bindur se po reflektohen e do të reflektohen në votën tuaj dhe në zgjedhjen tuaj”, ka thënë Basha. 

Sipas tij të zgjedhurit e rinj dhe ata që pritet të zgjidhen në ditët në vijim, nga niveli më i ulët drejtues i strukturave të PD-së, deri në nivelin më të lartë kanë për detyrë të mos zhgënjej demokratët e thjeshtë. Ndërkaq ditën e djeshme, pavarësisht zgjedhjes së Myslim Murrizit si kreu i ri i PD Lushnje, ka pasur kontestime për manipulim të zgjedhjeve. Këshilltari i djathtë në bashkinë e Lushnjes, si dhe burime konfidenciale për A1 Report, bënë të ditur se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se fituesi ishte i paracaktuar. 

Sipas burimeve për A1 Report 3 kandidatë janë tërhequr nga gara për shkak të presionit, ndërsa dy kandidatët e shtuar janë futur vetëm për të plotësuar numrin, pasi fituesi Myslim Murrizi ka qenë i paracaktuar, dhe për pasojë i gjithë procesi për kreun e PD Lushnjë ka qenë një farsë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit