TIRANE- Krerët e rinj të Partisë Demokratikë në Tiranë vijnë nga radhët e ish-drejtorëve. Ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e krerëve të PD-së në rrethe ku pjesa më e madhe e tyre vinte nga radhët e ish-drejtorëve të Berishës, edhe kryeqyteti nuk i shpëtojë dot kësaj mode.

Nga 11 degë në Tiranë, 4 kanë dalë nga radhët e ish-drejtorëve, ku bie në sy se ish-drejtori i Shkollës “Myslym Shima” në Kashar, i cili është bërë kryetari i PD-së për njësinë numër 6 në Tiranë.

Veç kësaj, në këto zgjedhje është zgjedhur edhe një ish-deputet i cili konsiderohet si person i afërt me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.