PD zyrtare, pa kandidat për zgjedhjet e Kukësit! Dega lokale: Do fokusohemi te ringritja! Qytetarët duan ndryshim, s’ka kohë për organizim

PD zyrtare, pa kandidat për zgjedhjet e Kukësit! Dega lokale: Do fokusohemi te ringritja! Qytetarët duan ndryshim, s’ka kohë për organizim

Dega e PD Kukes

Tashmë është zyrtare! Partia Demokratike nuk do të nxjerrë kandidat në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Në garë janë vetëm kandidati i Sali Berishës, Emri Vata i cili do të dalë nën logon e partisë së Ilir Metës dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, si dhe Albert Halilaj nga Partia Socialiste.  

Ka qenë dega e PD në Kukës e cila përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjete sociale ka bërë me dije se vendimi u mor pas diskutimeve dhe konsultimeve me strukturat drejtuese të partisë. Argumenti që dha dega e PD në Kukës për mosnxjerrjen e një kandidati ishte koha e pamjaftueshme për të riorganizuar degën për zgjedhjet dhe pasojat e frymës së konfliktit të ndezur mes demokratëve. Në reagim shtohet më tej se PD zyrtare ka gjykuar se është koha që të fokusohen te ringritja e partisë pasi sipas saj interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është rrëzimi i qeverisë.

"Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me përgjegjësi të lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës, pas diskutimeve dhe konsultimeve me anëtarët dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kukës; duke vlerësuar se interesi i demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Kukësit që duan ndryshim është rrëzimi i qeverisë, në kushtet e kohës së shkurtër dhe të pamjaftueshme për të riorganizuar degën e partisë pas pasojave tepër negative të frymës së konfliktit të ndezur padrejtësisht mes demokratëve, gjykojmë se tani është koha që së pari të fokusohemi te ringritja e degës së Partisë Demokratike, krijimi i alternativës që presin qytetarët e Kukësit dhe në betejën për rrëzimin e kësaj qeverive, që po i varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Për këtë arsye, ne nuk do të propozojmë kandidat për zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit. Partia Demokratike Dega Kukës qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre. Kuksianët meritojnë një alternativë që do t’u shërbejë atyre dhe jo gara të paracaktuara nga oligarkët në kurriz të demokratëve", thuhet në njoftim.

Me këtë vendim të Partisë Demokratike për të mos u bërë pjesë e garës tashmë opozita do të përfaqësohet vetëm nga Emri Vata, kandidati i Rithemelimit. Por pavarësisht përpjekjeve, as në këto zgjedhje Sali Berisha nuk do të përfaqësohet zyrtarisht. Kandidati i tij për Kukësin, sikurse ndodhi më 14 maj do të strehohet nën logon e partisë së Ilir Metës dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Nga 14 maji, ndryshon vetëm aleati, këtë herë Meta e Berisha kanë zgjedhur jo Dulen por Nard Ndokën. Një ditë më parë Sali Berisha humbi edhe në KAS betejën për t’i marrë të drejtën e përfaqësimit të PD-së Lulzim Bashës. Njëjtë si Celibashi, edhe  anëtarët e KAS vendosën që vetëm Lulzim Basha mund të regjistrojë PD-në dhe kandidatin e saj në zgjedhjet e Kukësit. PD zyrtare kishte kohë deri sot në darkë për të vendosur nëse do të nxjerrë kandidat apo jo dhe me sa duket ka marrë vendimit për t'u përjashtuar nga gara. Tashmë opozita do të përfaqësohet vetëm nga Emri Vata, kandidati i Rithemelimit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tefiku: 08/09/2023 21:04

    Tallin bythen me popullin.Hajde voto edhe keta qe kane vulen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja