KQZ ka miratuar sot listën me kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ku mes tyre është edhe Dinos Sota, 45 vjeç. Ky i fundit do të garojë si i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa do të mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe pjesa më e madhe e partive opozitare.
Por, në formularin e vetëdeklarimit të Dinos Sotës, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike, vihen re disa elementë të pazakontë.
Kandidati që mbështetet nga PD e Berishës, në formularin që ka depozituar në KQZ ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”, ndërkohë që në hapësirën ku do duhej të shënonte emrin e universitetit ku ka kryer studimet e larta, Sota ka shkruar “studim aktiv on-line/libra”, pa specifikuar ndonjë institucion universitar apo program konkret studimi.

Foto nga formulari ku Sota deklaron se nuk ka kryer arsim të lartë
Më tej, Sota deklaron se ka marrë pjesë në shumë aktivitete shoqërore dhe politike, si protesta, nisma vullnetare dhe ndër to rendit edhe faktin se ka parë shumë filma.
Foto nga formulari i Sotës ku deklaron se ka parë filma
Ndërkohë, ajo çfarë ngre edhe më shumë pikëpyetje është një tjetër detaj në formularin e vetëdeklarimit, ku Sota pranon se më herët ai ka përdorur një tjetër emër. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person, i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota. Kandidati opozitar shkruan se ka përdorur edhe emrin Erjon Sota. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por mund të jetë indicie për KQZ që ta dërgojë në prokurori për verifikim të thelluar.

Foto nga formulari ku Sota pranon se ka përdorur dy emra
Komente












