Këtë të dielë (9 nëntor) në 5 bashki të të vendit do të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie, mes tyre Vlora, Tepelena, Berati, Cërriku dhe Mati.
Në Vlorë duket se gjithçka është gati për zhvillimin e procesit zgjedhor. Qendrat e votimit po plotësohen me materialet e fundit ndërsa katër KZAZ-të janë plotësuar me të gjithë bazën materiale për procesin e numërimit të votave
Të dielën në qytetin bregdetar, 173 mijë e 624 qytetarë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur një nga tre kandidatët në garë, ndërsa janë 231 qendra votimi.
Beteja në Vlorë është mes 3 rivalëve: kandidates së PS Bruna Mersinit, të pavarurit të mbështetur nga opozita Dionis Sota, i cili ka një profil në sipërmarrjen turistike dhe Gjergj Nikës demokratit i cili fitoi në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur, pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara.
Komente








