Pasi Dionis Sota shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Vlorë, “Shqipëria Bëhet” ka mbështetur kandidaturën e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Shqipëria Bëhet” shkruan se mbështetjen për Sotën e njoftuar kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Lapaj ka argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e forcës politike që ai drejton.

Postimi i plotë i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”:

Pas një procesi vlerësimi të kandidaturave të pavarura për Bashkinë Vlorë, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë z. Dionis Sota në garën e ardhshme zgjedhore.

Mbështetjen e ka bërë me dije kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, duke argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’”.

“Pasi u njohëm me kandidaturat e pavarura në Bashkinë Vlorë, duke i vlerësuar për qytetarinë e tyre dhe në koherencë me propozimin dhe angazhimin tonë, kryesia e Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka vendosur të mbështes Dionis Sota.

I urojmë suksese dhe e inkurajojmë të nisë procedurën e mbledhjes së firmave nga qytetarët si kandidat i pavarur!'

Ky vendim vjen në kuadër të angazhimit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të mbështetur figura të reja dhe të pavarura që përfaqësojnë ndershmërinë, përkushtimin qytetar dhe frymën e ndryshimit në politikën lokale.