Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar protsetën që po zhvillohet jo për karrige, por për demokraci.
Sipas tij protesta do të zhvillohet derisa të arrihet kjo gjë. Ai theksoi se ajo çfarë duan protestuesit janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
“Është një betejë e pandalshme do të vijojë, nesër, pasnesër deri sa Shqipëria të demokratizohet. Ju e patë si Taulant Balla na tregonte që protesta ra por e kanë të kot. Kjo nuk është protestë për karrige, por për demokratizimin e Shqipërisë. Qytetarët, fëmijët e këtij vendi po vetëmbrohen përballë një sistemi që nuk i dëgjon, po vetëmbrohen se nuk duan të kenë fatin si të afërmit e tyre.
Sot policia e shtetit, ajo pjesë që i përket krimit ka gjuajtur me armë një deputet. Është një tejkalim total i detyrës së tyre. Ne nuk kemi gjë me policët e drejtë, po protestojmë edhe për ta. Kanë tre vite me të njëjtën e uniformës, u bëhet si harta e Afrikës në verë. Para për plumba gome ka, po keqmenaxhohet buxheti i shtetit. Kërkojmë dorëheqje të Ramës, qeveri tranzitore, shfuqizim i Paketës së Maleve”, tha Adriatik Lapaj.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Dhunë edhe në ditën e Çlirimit! 5 orë sulme me gurë e molotovë ndaj policëve, ‘maskat’ me ‘armë’ të reja presin me gur fresibël shtyllat e semaforët










