Partia Demokratike ka dërguar sot në KQZ kërkesat për të regjistruar kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit.

PD do të përfaqësohet me Indrit Sefën në Bashkinë Lushnje, Luan Hotin në Bashkinë Durrës dhe Xhemal Bushati në Shkodër. 

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku