Mati ishte bashkia e fundit ku u mbyll procesi i numërimit. Kandidati socialist Altin Bojni ka fituar me 7425 vota ose 66.54%, kundrejt rivalit të tij, kandidatit të pavarur Eduart Brahilika me 3184 vota ose 28.54%. Ndërsa kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur ka marrë vetëm 549 vota ose 4.92%.
Kliko KËTU për të lexuar rezultatet për bashkinë e Matit
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ PS fitore të thellë 5 me 0 në bashki! Berisha i fshehur pas të pavarurve pëson sërish disfatë dhe e zbret PD-në poshtë 20%








