Zgjedhjet e Rithemelimit për kryetarët e degëve, tensione në Bulqizë, anëtarët shtyjnë njëri-tjetrin, njëri shkul derën! Kandidati Manjani: Për shkak të radhës, procesi vijon(VIDEO)

 

Me momente tensionesh është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. Anëtarët e partisë, në pritje për të votuar, janë shtyrë me njëri-tjetrin, por nuk lejohen të futen brenda. Në një moment, njëri prej tyre shkul edhe derën e kinemasë, brenda së cilës po kryhet votimi. Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës.

"Procesi po vijon nuk është ndërprerë, tensioni për  shkak të radhëve. Po votohet mbi listat e hartuara nga Komisioni i Rethemelimit", tha ai.

Ndërsa kandidati tjetër, Fatos Hoxha refuzoi të prononcohej.


Lajmi kryesor:

'Rithemelimi' vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD, momente tensionesh në Bulqizë! Anëtarët shtyhen me njëri-tjetrin, shkulin derën e kinemasë ku zhvillohej procesi


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit