Si asnjëherë më parë gara për kreun e PD-së në Bulqizë u zhvillua me tension dhe radhë të gjata që zgjasin prej më shumë se dy orësh. Burime për Report Tv thanë se deri në orën 16:00 kanë votuar 700 persona, ndërsa lista e përpiluar nga Komisioni i Rithemelimit përmban 2200 emra të anëtarësisë. Më herët u shënuan incidente kur një i ri theu derën e kinemasë ku po zhvilloheshin votimet. Çlirim Gjata është i deleguari i Rithemelimit në këtë zonë, teksa komunikonte në mënyrë të vazhdueshme me Albana Vokshin, kryetare e organizimit zgjedhor.
1037 anëtarë iu drejtuan kutive të votimit për të votuar për kreun e PD Bulqizë ndërsa u zgjodh Fatos Hoxha me 587 vota ndërsa përballë kishte Shaqir Manjanin, i cili mori 442 vota.
Kujtojmë se për shkak të listave të fryra zgjedhjet u anuluan të dielën e 25 prillit, ku dhe u tërhoq nga gara kryetari aktual i degës së Partisë Demokratike në Bulqizë, Dëfrim Fiku.
Një proces i tillë e gjen Partinë Demokratike të përçarë dhe të kontestuar nga kryetari në detyrë Alibeaj, pasi Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi i 18 dhjetorit, atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike, ndërkohë që mbetet në fuqi deri në një vendim të dytë vendimi për njohjen e “Komisionit të Rithemelimit” si drejtues të partisë.
U zhvilluan zgjedhjet edhe për degën e Himarës ku kandidonin:
1. Afrovita Dhimojani
2. Alketa Kiço Simo
3. Marin Panajot Suli
Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, Rithemelimi mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Në mesnatë, ka përfunduar numërimi i votave për kryetarin e ri të PD Bulqizë. Nga 2100 anëtarë kanë votuar 1037 anëtarë.
Fatos Hoxha mori 587 vota dhe Shaqir Manjani mori 442 vota, ndërsa 8 vota u shpallën të pavlefshme.
Si asnjëherë më parë gara për kreun e PD-së në Bulqizë po zhvillohet me tension dhe radhë të gjata që zgjasin prej më shumë se dy orësh. Burime për Report Tv thanë se deri në orën 16:00 kanë votuar 700 persona, ndërsa lista e përpiluar nga Komisioni i Rithemelimit përmban 2200 emra të anëtarësisë.
Me momente tensionesh është shoqëruar procesi i zgjedhjeve të Grupit të Rithemelimit në Bulqizë për kreun e kësaj dege të PD. Anëtarët e partisë, në pritje për të votuar, janë shtyrë me njëri-tjetrin, por nuk lejohen të futen brenda. Në një moment, njëri prej tyre shkul edhe derën e kinemasë, brenda së cilës po kryhet votimi. Kandidati Shaqir Manjani ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se tensioni u shkaktua për shkak të radhës.
"Procesi po vijon nuk është ndërprerë, tensioni për shkak të radhëve. Po votohet mbi listat e hartuara nga Komisioni i Rethemelimit", tha ai.
Ndërsa kandidati tjetër, Fatos Hoxha refuzoi të prononcohej.