PRISHTINE- Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të dëshmojnë pjekurinë politike të Kosovës si një shtet demokratik europian, thonë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të Bashkimit Europian.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka adresuar mesazhe për organizimin e zgjedhjeve fer dhe gjithëpërfshirëse më 3 nëntor.
Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i bindur se me këto zgjedhje, Kosova do të kalojë me sukses testin demokratik.
Një vëmendje të veçantë, Thaçi u ka kushtuar zgjedhjeve lokale në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku institucionet e Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, për herë të parë po organizojnë një proces elektoral.
Për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike ka bërë thirrje edhe baronesha Catherine Ashton.
Si ndërmjetësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, ajo ka kërkuar nga Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiç që të tregojnë vizionin dhe guximin që e kanë treguar deri tash për të siguruar zgjedhje fer dhe gjithëpërfshirëse më 3 nëntor.
Përmes një deklarate tri ditë para zgjedhjeve, Ashton është shprehur se këto zgjedhje janë një hap përpara në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.
Duke transmetuar interesimin e baroneshës Ashton për suksesin e zgjedhjeve, zëdhënësja e saj, Maja Kociançiç thotë se BE-ja po përcjell nga afër gjithë procesin zgjedhor të 3 nëntorit.
Njëherësh, ajo ka rikujtuar autoritetet e Kosovës se suksesi në zgjedhje do të ketë ndikim edhe në proceset integruese të saj, siç është hapi i parë tashmë i nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Baronesha Ashton, përmes deklaratës së saj ka përgëzuar të gjithë, si në Prishtinë, Beograd dhe personelin e OSBE-së për angazhimet e bëra në përgatitjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Një përgëzim të veçantë, Ashton u ka adresuar kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë që përmes dialogut, kontribuan që këto zgjedhje të jenë gjithëpërfshirëse.
Zgjedhjet e 3 nëntorit, jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë, po i konsiderojnë si test të konsolidimit të demokracisë në Kosovës.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com