Zgjedhjet e vitit 2025/ KQZ në alarm për votën e emigrantëve: Nuk del koha, asnjë operator s’e merr përsipër në më pak se 30-45 ditë! Ja si mund të realizohet

Tiranë- KQZ ka njoftuar partitë politike, se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën e votimit dhe për të pritur votën, është e pamjaftueshme.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, për Report Tv, Celibashi informon palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës, ndërkohë që afatet që KQZ ka në dorë janë 10-12 ditë.

“Të gjithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që u duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shipëria, në adresat përkatëse të votuesve jashtë vendit, ishte 54 ditë. Koha më e shkurtër, por që do ta vinte gjithsesi në vështirësi/pasiguri procesin, është 30 ditë. Sikurse ju e dini, afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve, së bashku me kohën për prodhimin e fletëve të votimit, daton rreth 10-12 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Në çdo rast jo më parë se 30 ditë përpara. Të gjithë operatorët, përfshi edhe atë publik, vlerësojnë se është e pamundur dërgimi i fletëve të votimit jashtë dhe kthimi i tyre në Shqipëri në një kohë më të shkurtër se 30-54 ditë. Praktikat e vendeve të tjera, ku disa prej këtyre operatorëve janë angazhuar në votimin nga jashtë, konfirmojnë afatin e dërgimit dhe të kthimit të fletëve të votimit nga jashtë, në një periudhe kohore jo me të pakët se 45 ditë”, thuhet në shkresën që KQZ ju ka dërguar partive.

Për këtë, KQZ ka bërë edhe testime me shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dërguar zarfe në KQZ, por as nga vende të afërta si Italia apo Zvicra, nuk ka ardhur brenda 10 ditëve.

Zgjidhje do të ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor që emigrantët të lejohet të votojnë më herët. Ose që votat e tyre të priten disa ditë pas zgjedhjeve.

Sipas Kodit Zgjedhor, asnjë zarf me votë që vjen në Shqipëri pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, nuk do të numërohet.

Ndërkohë, edhe Komisioni Rregullator i KQZ shtyu sot seancën për rregullat se si do votojnë emigrantët. Shkak u bë mungesa e dakordësisë për dokumentet me të cilat do të regjistrohen emigrantët, që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Palët kërkojnë të regjistrohen edhe ata që kanë karta e pasaporta të skaduara në muajt janar-mars. Pra i gjithë diskutimi po bëhet se si do veprohet me rastin e pasaportave të skaduara dhe afati i përcaktuar, nëse mund të realizohet.

Sipas dakordësisë së votuar edhe në Parlament, Diaspora parashikohet të votojë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025 dhe aktualisht duhen hartuar rregullat dhe ligjet se si do kryhet ky proces.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 20/10/2024 11:14

    Kam çuar me post nga Italia ne Shqiperi, per 1 jav maksimumi 10 dit ka vajtur

    Përgjigju
  • Iris: 19/10/2024 01:45

    Z.Celibashi,mos humbni kohen me partite se ujqerit mjegull duan,drejtojuni gjykatave,ambasadave,kujdo,por mos humbni kohe me maskarenjte e politikes,sepse keta duhen vene perpara me hosten dhe vetem drejtesia e nderkombetaret mund t'i detyrojne.Bejne sikur nuk bien dakord e nuk gjejne dot zgjidhje per voten elektronike e ate te emigranteve!T'a gjejne dhe shpejt bile se mjaft i duruam! Jam dakord per votim me te hershem te diaspores,ne U.S e bejne /votimin e hershem/edhe per votuesit e zakonshem dhe kane filluar qe tani dhe kane dhe votimin me poste gjithashtu.Pse te mos behet dhe ne Shqiperi per diasporen?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën