Zgjedhjet, eurodeputeti Elmar Brok:
Raporti i OSBE/ODIHR befasues

Zgjedhjet, eurodeputeti Elmar Brok:<br />Raporti i OSBE/ODIHR befasues
Në një intervistë për mediat Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok tha se nëse gjysma e raportit të OSBE është e vërtetë rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë të falsifikuara.
Ky ka qënë reagimi i Brok lidhur me zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e OSBE/ODIHR-it duke theksuar gjithahstu se  do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Ja intervista e plotë

Zoti Brok, ç’mendoni për raportin e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe shqetësime të ngritura si shitblerja e votës apo presioni mbi votuesit?

Elmar Brok, eurodeputet: Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur edhe gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet ë themi që  këto zgjedhje janë të falsifikuara. Unë do ta vë këtë raport në rendin e ditës së të hënës së komisionit të punëve të jashtme.

Do t’a fusni për diskutim në këtë komision?

Elmar Brok, eurodeputet: Po, do ta përfshij në rendin e ditës për të informuar anëtarët e komisionit të punëve të jashtme për falsifikimin e madh të zgjedhjeve.

Jeni i shqetësuar për këtë ?

Elmar Brok, eurodeputet: Po, jam shumë i shqetësuar për këtë dhe pavarësisht se çfarë ndodhi, zoti Rama humbi 20% të votave të përgjithshme. Kjo është drejtësi.
Kryetari i PD Lulzim Basha u takua në samitin e PPE edhe me komisionerin për zgjerim dhe politikën e fqinjësisë, Johannes Hahn me të cilin diskutoi për problematikën e zgjedhjeve, të reflektuar dhe në raportin paraprak. Hahn ka qenë i rezervuar me mediat, duke thënë se po pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor