Kandidatja për anëtare të parlamentit evropian në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme në Greqi, shqiptarja Eda Gemi foli në Report TV, për propozimin që i erdhi nga PASOK. Ajo tha se gjë e tillë tregon se shqiptarët janë integruar në shtetin helen, ndërsa shtoi se nëse zgjidhet do të kontribuojë për integrimin e Ballkanit në BE.
"Moment historik për komunitetin shqiptar në Greqi, shqiptarët po kthehen në faktorë të zhvillimeve politike në Greqi Unë nuk jam partiake, jam pjesëtare e Passok- ut. Kam bashkëpunuar me të në kuadrin e shoqërisë civile, një bashkëpunim shumë-vjeçar. Është rrugëtim i gjatë për të shkuar në PE. Janë tre vajza shqiptare kandidate nga parti të ndryshme për në PE. Kjo vjen si pasojë e kontributit tim në politikat e emigrimit të emigrantëve. Shqiptarët janë të përfaqësuar në nivel të qeverisjes lokale", thotë Eda Gemi.
Vota vetem per SYRIZA.Partia qe i ktheu shpresen punetoreve dhe pensionisteve
Përgjigju