Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me 400 të rinj e të reja, që votojnë për herë të parë në Njësinë administrative Paskuqan.
Të pranishëm në këtë takim ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, Ylli Shehu, Edmond Stojku si edhe ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e të rinjve e të rejave, sidomos atyre që janë votues për herë të parë, duke nënvizuar se tani më me votën e tyre kanë mundësi për t’i dhënë një shans të rinjve të Shqipërisë duke votuar LSI-në.
“
Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, - u shpreh Meta.
Kandidati i LSI-së për qarkun e Tiranës, Luan Rama, në fjalën e tij përpara të rinjve e të rejave të Paskuqanit u shpreh se LSI-ja do të dalë forcë e parë, sepse është e vetmja forcë politike që mbështet rininë.
“
Përse LSI do të dalë forcë e parë? Sepse në Shqipëri nuk ka asnjë force tjetër politike që bën më shumë se sa LSI-ja për rininë e Shqipërisë. Prandaj, edhe rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të pare për të ardhmen e vetë.
Përse Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë, sepse vetëm LSI-ja mund të bashkojë zemrat, vrullin, ëndrrat dhe aspiratat e të rinjve siç bën LRI-ja, siç bën LSI-ja”, - tha Luan Rama.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.2%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Valiev fitoi medaljen e bronztë në Paris, Kryetarja e Kuvendit: Dhuratë e merituar për Shqipërinë
10 Gusht, 22:59
-
Paris 2024/ Maratona e meshkujve dhuron spektakël deri në fund, Tamirat Tola vendos rekord të ri Olimpik
10 Gusht, 22:55
-
Bllokohen stacionet hekurudhore në Beograd pas protestave kundër minierës së litiumit
10 Gusht, 22:35
-
A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?
10 Gusht, 22:14
-
Argjentinë, ish-presidenti akuzohet se ka rrahur brutalisht gruan e vet
10 Gusht, 22:09
-
U hodh për t'u larë në lumin Bunë, plagoset mjeku kirurg i QSUT-së! Burime: Është në gjendje të stabilizuar
10 Gusht, 21:58
-
Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter
10 Gusht, 21:45
-
I dha Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, Veliaj takon mundësin Chermen Valiev: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer
10 Gusht, 21:26
-
Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur
10 Gusht, 20:53
-
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përplasen 3 makina
10 Gusht, 20:51
-
Shkroi historinë për Shqipërinë në Olimpiadë, titulli 'Kolonel' dhe mijëra euro në llogarinë e Chermen Valiev
10 Gusht, 20:44
-
Mbyllja e 8 degëve të postës serbe, BE sërish thirrje Kurtit: Masat ndaj Kosovës mund të shtohen! Qeveria: Padrejtësi
10 Gusht, 20:35