Zgjedhjet, Ilir Meta takon
Shpëtim Idrizin në selinë e LSI

Zgjedhjet, Ilir Meta takon<br />Shpëtim Idrizin në selinë e LSI
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim paraditen e kësaj të marte me PDIU, Shpëtim Idrizi.

Takimi është zhvilluar në selinë e LSI, ndërsa mësohet se në fokus të bisedës ka qenë situata politike dhe fushata e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pas këtij takimi, ish-kryetari i LSI dhe presidenti i ardhshëm, Meta njoftoi një konferencë për mediat ku sqaroi bisedën me Idrizin.

Ai tha se LSI dhe PDIU kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në funksion të mbrojtjes së votave në 25 qershor. 

"LSI dhe PDIU do bashkëpunojnë për të garantuar votën e qytetarëve, jo vetëm ata që do votojnë për LSI e PDIU, por edhe ata që do votojnë për parti të tjera. Kjo s'është aleancë kundër LSI e PDIU, por kundër shqiptarëve, kundër zgjehdje të lira dhe demokratike", u shpreh Meta gjatë deklaratës për shtyp.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar