Zgjedhjet/ Kryemadhi mbledh kandidatët për deputetë të Tiranës, zbardhen porositë për fushatën

Zgjedhjet/ Kryemadhi mbledh kandidatët për deputetë të Tiranës, zbardhen porositë për fushatën

Monika Kreyemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur pasditen e sotme kandidatët për deputetë në zonën e Tiranës për të diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në mbledhjen e sotme është bërë një bilanc i deritanishëm për takimet elektorale që janë zhvilluar. Në takim me karakter organizativ, Kryemadhi u ka dhënë porositë të besuarve të saj për drejtimin e fushatës në kryeqytet.

Kryemadhi u ka kërkuar kandidatëve një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, si dhe ka kërkuar të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI.

Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje. Disa ditë më parë Kryemadhi ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Njësinë numër 1 në kryeqytet,  Kryemadhi ia ka besuar Erisa Xhixhos, në njësinë 2 gjatë një takimi ajo prezantoi Aldi Fushën, një emër shumë i diskutuar për shkak të akuzave që ka patur nga Partia Demokratike, ndërsa mes kandidatësh nuk mungojnë mjekët e pedagogët.

Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë emra të rëndësishëm të kësaj force politike Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, por edhe Silva Cakajn për të cilën vetë Kryemadhi u shpreh se po bëhen tentativa nga Partia Socialiste për ta larguar nga LSI.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 08/02/2021 22:08

    Leshelija ne diten e saj me te zeze. Asnje deputet nuk do hyje nga ky sekt naziskin dhe hajdutesh qe kane fituar urrejtjen mbarekombetare. Doktoresha ne gropen septike te politikes me 25 prill.

    Përgjigju
  • gomari: 08/02/2021 21:24

    LSI ne Tirane do te fitoi kete timin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?