Zgjedhjet lokale 2015, deputeti Agron
Duka: Unifikoj të djathtën në Durrës

Zgjedhjet lokale 2015, deputeti Agron<br />Duka: Unifikoj të djathtën në Durrës
TIRANË - Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka ka shpallur kandidaturën e tij për bashkinë e Durrësit. Përmes rrjetit social “Facebook” ai shkruan se ndjehet i prekur për propozimin e bërë nga kryetari i PR për Bashkinë e Durrësit.
 
“Të jeni të bindur që jam i gatshëm të unifikoj të gjithë të djathtën për të bërë ate që çdo i djathtë e i majtë i qytetit tim pret. Të bashkoj të gjithë për të mirën e qytetit tim.” ”- shkruan ndër të tjera Duka në Facebook.
 
Gjithastu ai shton se nëse se figura e tij nuk do të gjej konsesusin e të djathtës, do të jetë në shërbim të ndryshimit dhe të cilitdo që do të marrë përsipër ta bëjë këtë ndryshim.

 
agron duka fb

Po kështu, ka reaguar në rrjetin social Facebook edhe Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, mbi kandidimin e Agron Dukës në bashkinë e Durrësit. Z. Mediu nëpërmjet mesazhit të tij shprehet se Duka është zgjedhja perfektë për kryetar bashkie në qytetin historik të Durrësit.

Ai është personi më perfekt që do ta orientojë këtë qytet drejt zhvillimit Europian. Në fund të shkrimi,t Mediu ka treguar se propozimi i Partisë Republikane do diskutohet më gjerë dhe me përfaqësuesit e Partisë Demokratike.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim