TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ngriti dje në Komisionin e Ligjeve problemin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2015. Duke folur si relatori i buxhetit vjetor 2015, ai kërkoi ekspertizën juridike të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj për periudhën se kur do të zhvillohet data e zgjedhjeve, në qershor apo në shtator 2015. Këtë spunto Fino e mori nga mënyra se si ishin ndarë fondet për njësitë vendore për vitin 2015 duke theksuar se ato duheshin konkretizuar pasi vitin tjetër, ndarja administrative do të ndryshojë pas zhvillimit të zgjedhjeve gjë e cila shkon automatikisht në ndryshimin e fondeve për 61 bashkitë e reja që do të krijohen.
/Shqiptarja.com











