Zgjedhjet lokale, Kreu i Kuvendit
Meta takim me përfaqësues të KVV
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, një organizatë jo qeveritare që merret kryesisht me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
TIRANË - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti në një takim Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, një organizatë jo qeveritare që merret kryesisht me monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë propozoi miratimin e një Kodi Etike nga të gjithë subjektet politike në garë, që do të vihej në përdorim para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të qershorit 2015.
Gjithashtu, në kuadër të rritjes së transparencës, por dhe të rritjes së informimit të publikut për të gjithë subjektet e përfshirë në fushatën elektorale dhe përfaqësuesit e tyre, Koalicioni tha se do të propozonte një cikël debatesh mediatike, me qëllim njohjen më të mirë nga publiku të trupës së këshilltarëve vendorë dhe kandidatëve për bashkitë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ripërsëriti kërkesën për plotësimin e kuotave gjinore të përfaqësimit në këshillat bashkiakë, por dhe tek kandidatët për kryetarë bashkie, si dhe përfaqësimin sa më të mirë të komuniteteve të zgjedhësve në këshillat bashkiakë.
Koalicioni nënvizoi nevojën urgjente për ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, si një domosdoshmëri për vijimin e mëtejshëm të përgatitjeve të procesit zgjedhor, të ndarjes së zonave të administrimit zgjedhor, caktimin e anëtarëve të KZAZ-ve, e të tjerë.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu vullnetin e fortë politik për plotësimin e të gjitha këtyre shqetësimeve, duke nisur që me miratimin e Kodit të Etikës për zgjedhjet.
Meta theksoi se është shumë e nevojshme që jo vetëm ky Kod për zgjedhjet lokale, por edhe Kodi i Etikës së deputetëve, tashmë i përfunduar edhe mbështetjen e
OSBE/ODIHR-it, të firmoset sa më parë nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.
“Mazhoranca është e gatshme që një akt të tillë ta bëjë menjëherë”, tha Meta.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit e çmoi si shumë të drejtë shqetësimin e Koalicionit për realizimin në një kohë sa më të shpejtë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe konfirmoi se Komisioni i Ligjeve në Kuvend do të mbajë një mbledhje jashtë radhë për këtë çështje, që këtë javë.
I pranishëm në takim, kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj tha se bëhet fjalë vetëm për ndryshime teknike të Kodit Zgjedhor dhe se pengesa e vetme deri në këtë moment, me gjithë përpjekjet e mazhorancës për vijimin normal të procedurës, ka qenë vullneti i munguar politik i opozitës për tú përfshirë në këtë proces.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56