Zgjedhjet lokale, Muhedini: PDIU
 kërkon 5 bashki për koalicionin

Zgjedhjet lokale, Muhedini: PDIU<br /> kërkon 5 bashki për koalicionin
Në kohën kur negociatat politike në kampet maxhorancë dhe opozitë kanë nisur për garën elektorale për pushtetin vendor, Partia për Drejtësi Integrimi dhe Unitet ende nuk ka formalizuar një qëndrim konkret.
 
Presidenti i nderit në PDIU Tahir Muhedini thotë gjatë një interviste për A1 Report se forca politike ku bën pjesë është e djathtë por ende nuk është mbledhur kryesia e partisë për të përcaktuar pozicion dhe kërkesat që ka për këto zgjedhje. 

"Çdo vendim që merret, merret nga kryesia e partisë. PDIU është në opozitë për momentin, brenda muajit mars ne do fillojmë  të mendojmë për kandidaturat dhe për gjithçka", deklaroi Muhedini.

Muhedini thotë se PDIU do të kërkojë në negociata drejtimin e të paktën 5 njësive bashkiake, pasi sipas tij këto zona konsiderohen si bastione të kësaj force politike. "Duam Bashkinë e Konispolit, meqë ka komunitet çam, Rogozhinën, Bashkinë e Peqinit, Sukthit, Patosin, me një fjalë duam 5 bashki", deklaroi Muhedini. 

Për një skenar të mundshme të përçarjeve brenda radhëve të PDIU, Muhedini ka këtë përgjigje: "Elektoriati jonë duhet pyetur njëherë, se të jemi korrekt elektoriati jonë është i djthatë". 

Me 21 qershor qytetarët shqiptarë votojnë për 61 drejtues vendor pas ndarjes së re territoriale. Ndonëse PDIU vijon te jetë në opozitë, ajo u bë pjesë e diskutimit të qeverisë dhe votimit më pas në Parlament të hartës së re territoriale.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur