KORÇE- Kandidati për Bashkinë Korçë i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” Sotiraq Filo ftoi sot FRD-në për të bashkuar votat.

“I bëjmë thirrje FRD të lëmë mënjanë ndryshimet ideologjike. Të vëmë në plan të parë interesin e qytetarëve korçarë dhe të bashkojmë votat. “- ka thënë Filo gjatë një takimi electoral sot në qytetin e Korçës.

Sotiraq Filo aktualisht Zv. kryetar i Bashkisë së Korçës, kandidon për postin e kryetarit të kësaj bashkie në zgjedhjet e 3 nëntorit, përballë kandidatit të PD-së Sotiraq Stradobërdha. 

Në këto zgjedhje të pjesshme vendore në garë ishte regjistruar edhe përfaqësuesja e FRD-së, Brikena Zeneli, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e përjashtoi pas kërkesës së PD-së, se regjistrimi i Zenelit ishtë bërë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pasi nuk ishin respektuar përcaktimet sa i përket paraqitjes së firmave mbështetëse për partitë që s’janë të përfaqësuara në Parlament.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)