Zgjedhjet lokale në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk fiton asnjë komunë! Kush fiton në 17 komuna

Teksa pothuaj ka mbaruar procesi i numërimit në Kosovë, me 99.8 të votave nga qendrat e numërimit, rezulton se 21 nga 38 komuna kanë shkuar në balotazh.  Në këto 21 qendra komunale do të ketë një raund tjetër votimesh, ndërsa janë zgjedhur drejtuesit lokalë për 17 komuna të tjera.

Surpriza ka ardhur nga Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës.

Duhet thënë se fituesja e këtij raundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 ku garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës. Në procesin e votimit sipas KQZ, pjesëmarrja ishte 43.5 % të votuesve.

Numërimi i votave ka përfunduar në Deçan, Gjakovë, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Novëbërdë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hanin e Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë të Veriut.

  • Në Deçan, Bashkim Ramosaj i AAK’së ka marrë 65,17 për qind të votave, apo 9 mijë e 468 vota.
  • Në Gjakovë Ardian Gjini i AAK’së prinë me 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota. Pas tij, Mimoza Kusari-Lila e LVV’së me 37,08 për qind me 14 mijë e 819 vota.
  • Në Klinë Zenun Elezaj i AAK’së ka marrë 43,10 për qind të votave, apo 7 mijë e 291 vota. Pas tij radhitet Esat Raci i LDK’së me 27,60 për qind apo 4 mijë e 669 vota.
  • Në Fushë Kosovë prinë Burim Berisha i LDK’së me 49,96 për qind apo 7 mijë e 842 vota. Pas tij është Enver Bajçinca i LVV’së me 25,33 për qind apo 3 mijë e 977 vota.
  • Në Kamenicë prinë Qëndron Kastrati i PSD’së me 32.69 për qind apo 5 mijë e 284 vota. Pas tij është Kadri Rahimaj i LVV’së me 4 mijë e 909 vota, apo 30,37 për qind.
  • Në Mitrovicë Bedri Hamza ka dal fitues me 53,86 për qind të votave, apo 16 mijë e 91 vota.
  • Në Novëbërdë ka fituar Sasa Miloseviç me 64,09 për qind, apo 3 mijë e 511 vota.
  • Në Obiliq prinë Xhafer Gashi me 48,25 për qind, apo 5 mijë e 880 vota. Pas tij është Halil Thaç i LVV’së me 20 për qind, apo 2 mijë e 437 vota.
  • Në Rahovec prinë Smajl Latifi i AAK’së me 47,23 për qind, apo 9 mijë e 925 vota. Pas tij është Visar Korenica me 24,78 për qind apo 5 mijë e 206 vota.
  • Në Shtime prinë Qemajl Aliu i LVV’së me 45,10 apo 5 mijë e 840 vota. Pas tij është Naim Ismajli i PDK’së me 44,64 për qind apo 5 mijë e 781 vota.
  • Në Shtërpc ka fituar Dalibor Jevtiç i Listës Serbe me 59,36 për qind apo 4 mijë e 42 vota.
  • Në Suharekë ka fituar Bali Muharremaj i AAK’së me 52,28 për qind, apo 13 mijë e 837 vota.
  • Në Viti prinë Sokol Haliti me 41,78 për qind apo 8 mijë e 111 vota. Pas tij është Arsim Ademi i LVV’së me 34,85 për qind apo 6 mijë e 766 vota.
  • Në Vushtrri prinë Ferit Idrizi me 34,89 për qind apo 10 mijë e 57 vota. Pas tij, Xhafer Tahiri i LDK’së me 9 mijë e 735 vota.
  • Në Zubin Potok ka dal fitues Srdjan Vuloviç me 83,49 për qind, apo 3 mijë e 210 vota.
  • Në Zveçan ka dal fitues Dragisa Miloviç me 98,45 për qind, apo 5 mijë e 384 vota.
  • Në Malishevë prinë Ekrem Kastrati i Nisma’s me 34,30 për qind apo 7 mijë e 316 vota. Pas tij është Isni Kilaj i PDK’së me 29,7 për qind apo 6 mijë e 200 vota.
  • Në Junik prinë Agron Kuçi i AAK’së me 47,26 për qind të votave. Pas tij Ruzhdi Shehu i LDK’së me 851 vota, apo 37,87 për qind.
  • Në Mamushë prinë Abdulhadi Krasniç i KDTP’së me 48,72 për qind, apo 1 mijë e 346 vota. Pas tij është Arif Butuç i KATP’së me 37,64 për qind të votave.
  • Në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazhi ka marrë 50,98 për qind, apo 2 mijë e 485 vota.
  • Në Graçanicë ka fituar Liljana Subariç e Listës Serbe me 77,71 për qind, apo 6 mijë e 341 vota.
  • Në Ranillug ka fituar Katarina Ristiç-Iliç me 100 për qind të votave.
  • Në Partesh ka fituar Dragan Petkoviç i LS’së me 75.20 për qind të votave.
  • Në Mitrovicën e Veriut ka fituar Milan Radojeviç i Listës Serbe me 91,33 për qind, apo 10 mijë e 769 vota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
LVV nuk mori asnjë Komunë, Kurti: Jemi të kënaqur me rezultatin, do të fitojmë kudo ku jemi në balotazh

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për mediat është shprehur se partia e tij do të fitojë të gjitha komunat ku është në balotazh, ndërsa ka shtuat se do të punojnë intensivisht përgjatë 4 javëve të ardhshme.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Do të fitojmë në çdo komunë që jemi balotazh. Pa humbur kohë do bëj planet tona për të ecur më tej, në zgjedhjet e radhës në 14 nëntor.”, tha ai.

 Gjatë fjalës së tij është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin dhe performancës e LVV ndër vite.

“Tetë vjet më vonë, pasi atëherë morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale, jemi të kënaqur me sa kemi arritur, Ehe në nivel vendi jemi bërë subjekti më madh. Në zgjedhjet e fundit lokale ishim të tretit, tash jemi të parët ashtu si në zgjedhjet e përgjithshme. Tani që jemi të parët edhe në nivel komunal dhe të kuvendit, na bënë që jemi më të fortë. Kandidatët e LVV do të angazhohen për secilën votë”, tha Kurti.

Ai theksoi se duke qenë se LVV është subjekti më i madh politik, ka folur më tepër për çështje nacionale.

“LLV si subjekt më i madhe në vend, në kuvend edhe në nivel lokal, por edhe  në republikë ka folur pa krahasim më shumë për çështje nacionale dhe për to lokale. Mesazhi i LVV është më fortë dhe më i qartë për çështje nacionale.”, shtoi ai.

Ora 13:38
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votat për partitë LVV, LDK dhe PDK gati në barazim

Gara për kuvendet komunale në nivel vendi mes tri partive kryesore, LVV, LDK dhe PDK është tejet e ngushtë. LVV ka 22.54%, LDK ka 22.51% dhe PDK ka 22.05% të votave.

Pas tyre radhiten AAK me 11.9%, Lista Serbe me 7.6%, NISMA me 2.5%, AKR me 1.2% dhe subjektet tjera me 9.7%.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 20/10/2021 14:37

    Megithaate, Lideri i LVV nuk po mund te qendroje i qete para kesaj h umbje te sh pejte dhe te thelle.Andaj, nuk mundet as te diskutoje natyrshem dhe ne nivelin e pozites dhe mjedisit institucional.Keshtu dje, jo vetem Albini,por edhe Mu rati humben kontrollin dhe nuk zgjdhen fjale e as shprehje pa perdorur per te shfry mllefin ndaj opozites,sidomos PDK.Kjo nuk eshe demokraci e shendetshme,Kjo eshte shume primitive,e ulet dhe me banalitet delirant.Kjo demoton jo vetem LVV,por gjithe nivelin politik e qeveritar te Kosoves.Lutemi!Kujdes ne te ardhmen ndryshoni "mekamin' dhe vepron natyrshem,normal dhe arsyeshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin