Qendra e Prizrenit është mbushur me qindra vizitorë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, qytetarët me të drejtë vote që po votojnë këtë të diel për kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe për anëtarët e Kuvendit Komunal.

Në mesin e votuesve ishte edhe 96-vjeçari Xhemal Hereni, më i moshuari ndër 191 mijë e 752 qytetarët me të drejtë vote. Banorët e Prizrenit shprehen se presin nga kryetari i ri që do të marrë besimin e tyre të sjellë ndryshime pozitive për komunën.

Edhe pse në orët e para të mëngjesit pjesëmarrja ishte e ulët, menaxherët e qendrave të votimit raportojnë rritje të ndjeshme të numrit të votuesve në orët e pasdites një fenomen që shoqëron tradicionalisht proceset zgjedhore në Prizren.

Për postin e kryetarit të komunës garojnë tetë kandidatë, mes tyre edhe dy përfaqësues të komuniteteve turke dhe boshnjake. Gjatë fushatës, kandidatët kanë zhvilluar takime intensive me elektoratin, ndërsa në përmbyllje të procesit të votimit do të mësohet se kush do të drejtojë Prizrenin komunën e dytë më të madhe dhe më të rëndësishme në Kosovë pas Prishtinës.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit