1760295870_a1.JPG

Policia e Kosovës vlerësoi se zgjedhjet lokale në Kosovë ishin të qeta dhe pa incidente serioze.

Sipas njoftimit, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit gjatë ditës ka iniciuar dy raste për cenim të fshehtësisë së votës në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut dhe në Kllokot, ndërkaq rastet e dyshuara për fotografinë e votës, me autorizim të prokurorëve, kanë mbetur si “shënim zyrtar”.

“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.

Po ashtu, gjatë ditës Policia tha se ka trajtuar rreth dhjetë informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me votimet, por prokurorët kanë vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që këto raste ndërlidhen me vepra penale.


Lajmi kryesor:

Lokalet në Kosovë/ Disfatë e thellë për Kurtin, LVV fiton vetëm në 3 komuna! PDK kryeson në 3, LDK në 2! 17 komuna drejt balotazhit