Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do mbahen më 17 tetor

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do mbahen më 17 tetor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor 2021.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, tha se që mos keqpërdoret kuvendi për fushatë, nuk do të mbajë më seanca plenare, por vetëm në raste urgjente. Fushata parazgjedhore do të fillojë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

“Bazuar në dispozitat ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Meqë fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve, gjatë asaj periudhe, kuvendi nuk do të ketë seanca plenare dhe komisionesh. Në këtë mënyrë, partitë politike dhe kandidatët lejohen të angazhohen plotësisht për fushatën zgjedhore, dhe në të njëjtën kohë, të shmangin mundësia e kalimit të fushatës në sallën e parlamentit”, ka deklaruar kryeparlamentari Xhaferi.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve i është dorëzuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë, që do të merren me organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se është i përgatitur për organizimin e zgjedhjeve. Sipas KSHZ-së, ka nisur procedura për prokurimin e pajisjeve të votimit elektronik, apo përdorimin e gishtërinjve gjatë votimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave