Në këtë mënyrë kryetari Lulzim Basha kërkon angazhim maksimal të strukturave, për zgjedhjet lokale , zgjedhje të cilat për herë të parë udhëhiqen nga ana e tij. Në këto kushte kreu i selisë blu pritet të thërrasë këto dy ditë kryesinë e vogël të partisë në të cilën pritet të vendosen piketat e strukturave në bazë, dhe në qendër, për organizmin e zgjedhjeve lokale.
Burime nga selia blu konfirmojnë për A1 Report se në këtë mbledhje do të parashikohet miratimi i një udhëzuesi që do të përcillet në degët e partisë në rrethe. Po ashtu parashikohet që kryesia e PD të përcaktojë disa grupe pune të cilët do të monitorojnë nga afër zbatimin e udhëzimit të kryetarit Basha për zgjedhjet lokale.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 shkurt 2015
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)