TIRANE- Në një kohë kur kanë mbetur vetëm katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale për 61 bashkitë e vendit më 21 Qershor, nga kampi opozitar në rrethe të caktuara kanë dalë në skenë edhe klanet e para për kandidaturat. Në radhët e demokratëve e vetmja gjë që duhej të shmangej në këtë proces zgjedhor është lufta brenda llojit, e cila mesa duket po bëhet më e fortë se kurrë. Kështu, brenda Partisë Demokratike, tashmë është nxehur loja për kandidaturat që do të garojnë në zgjedhjet vendore dhe se cili do të jetë i preferuari apo i zgjedhuri i kryetarit të opozitës, për të qenë emri që përfaqëson të djathtët.
/Shqiptarja.com











