Zgjedhjet lokale, Shehi: Basha të
kandidojë për Bashkinë e Tiranës!

Zgjedhjet lokale, Shehi: Basha të<br />kandidojë për Bashkinë e Tiranës!
TIRANE - Debati për kandidaturat e së djathtës në garën elektorale për Bashkinë e Tiranës përfshin kryetarin e LZHK, që është aleati me PD në opozitë. Në një intervistë për A1 Report, Dashamir Shehi thotë se kandidatura më e mirë që mund të përfaqësojë opzitën në këtë garë është vetë lideri Lulzim Basha, i cili prej katër vitesh drejton bashkinë e kryqytetit.

"Duhet të ishte Lulzim Basha vetë si kryetar i partisë, ky është funksioni më i lartë ky është personi më i lartë që kemi dhe është në vazhdim të punëve. Unë e gjykoj që është më mirë që edhe në zgjedhjet e përgjithshme të jetë drejtues si kryetar i bashkisë të Tiranës se sa si një qytetar i thjeshtë." tha Shehi

Shehi mendon se Basha duhet të vijojë me projektet e nisura në bashkinë më të madhe në vend.

"Kjo punë do të fillojë nga marsi sepse kjo periudhë që është tani duhet të mbyllen njëherë disa ndryshime që duhen bërë për ligjin për zgjedhjet e reja, mbasi të ndodhi kjo punë besoj që do fillojë të negociojmë për zona të vecanta për mënyrën sesi do hyjmë në zgjedhje." tha ai

Rreth katër muaj para zgjedhjeve kampi opozitar ende nuk ka menduar për një formulë se si do të pozicionohet PD dhe aleatët në këto zgjedhje, pasi pritet të bëhen ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor. Dashamir Shehi thotë se muaji mars do të jetë periudha e negociatave vendimtare për këtë çështje.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 21 qershor të këtij viti. Ndërkohë forcat politike gjatë kësaj kohe pritet të përcaktojnë formulën e prezantimit në elekotrat si dhe koalicionet e tyre. Me hartën e re territoriale për herë të parë në këto zgjedhje të votohet për 61 kryetar bashkie. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë