Zgjedhjet lokale, Topi nga Berati: 
FRD në koalicion, por asgjë zyrtare

Zgjedhjet lokale, Topi nga Berati: <br />FRD në koalicion, por asgjë zyrtare
BERAT - Fryma e Re Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit ka në projekt të jetë pjesë e ndonjë koalicioni, por ende asgjë konkrete nuk ka në këtë drejtim. Deklarata është bërë nga lideri i kësaj force politike, Bamir Topi gjatë një takimi me strukturat në Berat, ndërsa më herët ishte në Kuçovë ku ripërsëriti të njëjtën gjë.

“Në konkuruam me dinjitet në zgjedhjet 2013-s dhe sot jemi një parti shumë e strukturuar. Sa herë që ka zgjedhje,partitë tentojnë që të elektrizojnë dhe politizojnë situatën,të bëjnë retorikë politikë, por nuk japin llogari për atë që ka kaluar. FRD mendon të futet në këto zgjedhje në koalicion por në jemi të gatshëm të shkojme edhe veten në zgjedhje. Këto zgjedhje nuk bëhen thjesht për kryetarin por edhe për përfaqesimin në këshillat bashkiak,që janë përdorur shumë herë për qëllime të mbrapshta” tha Topi

Topi ndërkohë nuk kurseu as kritikat karshi klasës politike, sakaq u ndal edhe tek reforma në drejtësi.

“Të gjithe flasin për reformen në drejtësi dhe ndërkohë që të gjithë thonë fjalë të bukura,vetë gjyqtarët shprehen se kanë presione nga vete deputetet për vendimet gjyqesore.  Ndodhi Gërdeci,21 Janari,kanq ndodhur me miliona e miliona vjedhje dhe s'eshte bërë asnjeherë drejtësi. Në çdo qytet ka të moshuar të pastrehë që nuk kanë ku të flenë dhe për shkak të mosfunksionimit të pushtetit vendor,qendrat sociale rrinë bosh. Dosjet duhet të hapen,edhe pse dikush thotë që jemi vonë e të tjerë thonë qe jane shkaterruar “ tha Topi gjatë fjalës tij.

Topi nga Kucova: Ne keto zgjedhje mendojme te bejme koalicion
Në prag të zgjedhjeve lokale kreu i FRD, Bamir Topi thotë se po mendon për një koalicion, por nuk e saktëson me cilën parti. Nga Kuçova, Topi tha se këto zgjedhje nuk bëhet vetëm për kryetarin e Bashkisë por edhe për këshillin Bashkiak, që sipas tij në shumë raste është përdorur për qëllime të mbrapshta.
 
“Ne konkuruam me dinjitet në zgjedhjet 2013-s dhe sot jemi një parti shumë e strukturuar. Sa herë që ka zgjedhje, partitë tentojne që ta elektrizojne dhe politizojnë situatën, të bëjnë retorikë politike por nuk japin llogari për ate që ka kaluar. FRD mendon të futet në këto zgjedhje në koalicion por në jemi të gatshëm të shkojmë edhe vetëm në zgjedhje”, deklaroi Topi. 

Sipas tij përplasjet politike e kanë lënë kryeqytetin e vendit ne nje gjendje mizerabel. “Politika sot është një kaos, politikanët nuk dine ku jane dhe ku kanë kokën, Parlamenti është inefiçent”, theksoi Topi. 

Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn