Zgjedhjet lokale, Vasili: Diskutojmë
për kandidatët zgjedhim më të mirët

Zgjedhjet lokale, Vasili: Diskutojmë<br />për kandidatët zgjedhim më të mirët
Kreu i grupit Parlamentar të LSI i ftuar në A1 Report ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të përbashkët me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen më 21 qershor të këtij viti.
 
“Nuk do të jetë e kushtëzuar që në zona të caktuar do të përzgjidhet kandidat i një  partie. Por do të diskutohen kandidatët për të parë se cili prej tyre është zgjidhja me e mirë për zonën.”- tha Vasili
 
Ai deklaroi se nuk mund të përmendi akoma emra kandidatësh pasi akoma nuk ka kanë filluar ende negociatat dhe se kjo metodikë do të sjellë edhe emrat.

Reformat dhe masat e ndërmarra nga qeveria si aksioni kundër drogës apo edhe debitorëve dhe vjedhësve të energjisë Vasili i shijon se do të vlerësohen nga shumica e njerëzve dhe kjo do të reflektohet edhe në votë.

Vasili: Sfida kyçe e qeverisë mbetet ekonomia 
“Ekonomia do të jetë sfida kyçe” u shpreh Petrit Vasili në studion e A1 Report, Vasili ku pyet edhe për sfidat kyçe që do të ketë në vijimësi Qeveria duke shtuar se treguesit ekonomikë japin shifra për ringritje ekonomike.
 
“Ekonomia do të jetë sfida kyçe, thithja e vazhdueshme e investimeve të jashtme . T’i jepet frymëmarrje të re Turizmit përmes investimeve. Një ekonomi që lulëzon ka të mira për qytetarët. Profili natyror na bën që ta shohim turizmin si një nga shtyllat e Ekonomisë. Turizmi mbajti në këmbë Greqinë e zhytur në krizë.Treguesit Ekonomikë na japin shifra për ringritje ekonomike.”- tha Vasili.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës