Zgjedhjet,Mandija:Po përgatisim
raportin për problemet që gjetëm
Rreth tre javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaron se po punohet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.
Rreth tre javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaron se po punohet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.
Zëvendëskryeministrja Mandija theksoi se në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur do të diskutohet në mbledhjet e Task - Forcës dhe i përpunuar nga zyra e Kryetarit të Task - Forcës do të finalizohet me anë të një raporti, ku do të jenë të pasqyruara hollësisht gjetjet dhe përfundimet e tij.
"Disa ministri dhe institucione nuk sollën raporte"Ledina Mandija shprehet se disa nga ministritë dhe institucionet kanë përcjellë në datë 10 Korrik 2017 informacionet për zgjedhjet, ndërkohë që disa kanë dështuar të sjellin këtë raport monitorimi, por pa i cilësuar se cilat janë.
Deklaratat zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i bëri pas një takimi me Claus Neukirch, përfaqësues në Shqipëri i Këshillit të Evropës.
Ndërsa një takim i tillë u mbajt edhe një ditë më parë me Jan Rudolph, zëvendës drejtues i Delegacionit të BE dhe Robert Adams, Ekspert për Zgjedhjet.
Sipas zyrës së shtypit të Mandijës, përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët kanë ndjekur nga afër çdo mbledhje të Task- Forcës, shfaqën interes për ecurinë e punës e saj në drejtim të rezultatit të monitorimit si dhe problematikave të konstatuara gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2017.
Pas përfundimit të raportit me konkluzionet që do t’i dorëzohet edhe
OSBE, ministrat teknikë të PD dhe zv/ kryeministrja Mandija pritet që të japin dorëheqjen nga postet që u emëruan.
Ministrat teknikë të PD u emëruan në bazë të marrëveshjes së 17 Majit mes PS dhe PD, të cilët sipas Bashës do të ishin garantët për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
E ndërsa në 25 qershor PD i humbi thellë zgjedhjet dhe PS arriti të formonte e vetme shumicën, opozita e djathtë akuzon për blerje votash dhe paradoksalisht qëndron në qeveri së bashku me LSI.
Megjithatë pritet raporti përfundimtar i zv/ kryeministres dhe ministrave teknikë të PD për të thënë fjalën e fundit dhe dorëzuar dorëheqjen.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15